Analizë-Politikat ambicioze të Donald Trump dhe marrëdhëniet me Kongresin

Për herë të parë që prej vitit 2006, republikanët do të kenë nën kontroll që prej janarit Shtëpinë e Bardhë, Dhomën Përfaqësuesve dhe Senatin dhe do të kenë liri të plotë mbi ekonominë, shëndetësinë dhe imigracionin.

Analizë-Politikat ambicioze të Donald Trump dhe marrëdhëniet me Kongresin

Por Kongresi dhe presidenti i ardhshëm, Donald Trump, nuk përputhen në gjithçka, kryesisht mbi premtimin e kandidatit për një mur mes SHBA-së dhe Meksikës.

Pikat e përbashkëta

Prioriteti kryesor është heqja e “Obamacare”, reforma e miratuar në vitin 2010 nga Kongresi, në atë kohë demokrat, që i mundësoi 22 milionë amerikanëve të fitojnë një mbulim shëndetësor por që konsiderohet gjithashtu me një burokraci gjigante nga e djathta.

“Ne do të bëjmë një punë të vërtetë mbi shëndetësinë”, tha Donald Trump gjatë takimit në Kapitol, selia e Kongresit.

Por pasi të shfuqizohet ky ligj, me çfarë do të zëvendësohet? Çfarë do bëhet me personat që aktualisht mbulohen nga “Obamacare”? Donald Trump gjatë fushatës ka deklaruar se është e papranueshme që disa amerikanë nuk mund të sigurohen.

Të përforcohen kontrollet ndaj imigracionit dhe të sigurohen kufijtë, është një tjetër pikë e rëndësishme. Kandidati Trump dha detajet mbi këtë çështje më 30 gusht dhe republikanët kanë një arsenal të tërë legjislativ gati për të aplikuar.

Të gjithë bien dakord mbi çështjen e rregullimit të milionave që janë pa dokumente, por Donald Trump ka premtuar nga ana e tij se do të largojë menjëherë miliona klandestinë kriminela dhe se do të anulojë dekretet e Obama-s që i kanë dhënë dokumenta të përkohshme qindra mijëra të rinjve.

Një liberalizim të gjerë kryesisht në energjetikë dhe një ulje të taksave përbëjnë unanimitet në kampin konservator. Trump dëshiron që kjo të jetë më e rëndësishmja që prej Ronald Reagan, kryesisht mbi tatimet federale ndaj sipërmarrjeve.

Përfundimisht, presidenti Trump i ka premtuar konservatorëve të emërojnë një gjyqtar të dalë nga radha e tyre në Gjykatën e Supreme, për postin vakant që prej shkurtit.

Me demokratët

Donald Trump shpreson gjithashtu të rregullojë urat, autostradat dhe aeroportet e vjetëruar të SHBA-së, infrastruktura qp për sytë e tij janë si atë të botës së tretë.

Republikanët nuk duken shumë rehat me këtë ide të një plani të madh investimesh publike, por demokratët e miratojnë. Chuck Schumer, kreu i demokratëve që prej janarit, u shpreh në tetor se dëshiron të ketë një ligj të përbashkët mbi infrastrukturat dhe një reformë fiskale që do të mundësojë riatdhesimin e pasurive jashtë vendit.

“Nëse Trump ka sinqerisht dëshirë të ndihmojë punëtorët, atëherë le të rikonstruktojmë infrastruktuart”, tha të enjten për CNN, Bernie Sanders.

“Por nëse ai bëhet intolerant, nëse ai përpiqet të na ndajë, ne do t’i kundërvihemi me të gjitha forcat”, theksoi ai.

Mospërputhjet

Por Donald Trump dhe republikanët kanë disa pika që nuk përputhen.

Premtimi për të ndërtuar murin në kufirin meksikan është një prej tyre.

Disa republikanë, si Paul Ryan, dyshojnë fuqishëm mbi efektshmërinë e një muri fizik në të gjithë kufirin. Çështja tjetër qëndron mbi financimin e këtij muri.

Politika e jashtme dhe kryesisht roli i NATO-s përballë Rusisë, kundërve Trump dhe një pjesë të konservatorëve që vazhdojnë ta konsiderojnë Moskën si një armik.

Për sa i përket angazhimit të kandidatit anti-sistem për të limituar numrin e mandateve të të zgjedhurve në Kongres, këtë të fundit i kanë drejtuar një “jo” të thatë.

“Ne kemi një limi dhe quhet zgjedhje”, deklaroi senatori Mitch McConnell.

Njeriu i fortë i Senatit, shumë strateg, i ka dhënë një paralajmërim pasuesit të Barack Obama-s se “të bësh shumë, shumë shpejt mund të shkaktojë një përmbysje të elektoratit”.

Nga Gent Sinani



Lajme të ngjashme