Steinmeier: Kemi nevojë që Turqia të jetë e lidhur me Evropën

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kundërshtuar rekomandimet e Bashkimit Evropian (BE) për të pezulluar negociatat për anëtarësimin e Turqisë dhe ka thënë se "Kemi nevojë që Turqia të qëndrojë e lidhur me Evropën".

Steinmeier: Kemi nevojë që Turqia të jetë e lidhur me Evropën

Ministri Steinmeier iu përgjigj kritikave të opozitës në një seancë të mbajtur në Parlamentin Federal në lidhje me zhvillimet e fundit dhe politikat e qeverisë në Turqi.

Duke theksuar se nuk duhet të harrohet që Turqia, vend të cilin do ta vizitoj të martën, më 15 nëntor, për momentin kërcënohet nga terrorizmi, theksoi kryediplomati gjerman shtoi: "Ne dëshirojmë që Turqia të qëndrojë e lidhur me Evropën. Kur vërej konfliktet dhe krizat përreth Turqisë si ministër i jashtëm më duhet të shpreh edhe këtë. Kemi nevojë që Turqia të qëndrojë e lidhur me Evropën."

Pasi vuri në dukje se lidhjet e ngushta me Evropën i kanë sjellë Turqisë përfitime të mëdha Steinmeier, tha se "Kjo është edhe në interes të Turqisë, por vendimi varet vetëm nga qeveria turke."

Më tej ministri gjerman ka kritikuar propozimet e disa deputetëve, të cilët e kritikojnë Turqinë në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut, për të pezulluar negociatat për anëtarësimin e Turqisë, duke e cilësuar këtë si një rrugë jo të mençur.  

Steinmeier tha se pavarësisht kritikave, dialogu politik me qeverinë turke do të vazhdojë dhe në këtë kuadër do të diskutohen edhe çështjet e vështira.

Në fjalimin e tij shefi i diplomacisë gjermane foli edhe për tentativën e FETO për grusht shteti më 15 korrik.

"Ky ishte një sulm i bërë në zemër të demokracisë turke. Për fat të mirë kjo tentativë dështoi në një kohë të shkurtër. Na vjen keq për viktimat. Ne i admirojmë njerëzit që treguan një guxim të madh atë natë për të mbrojtur kushtetutën dhe institucionet demokratike”, u shpreh Steinmeier.

Duke tërhequr vëmendjen për sulmet e organizatës terroriste dhe kërcënimin e terrorizmit me të cilin përballet Turqia, Steinmeier, theksoi se "Qëndrimi ynë në lidhje me këtë çështje është shumë i hapur. Ne e dënojmë tentativën e grushtit të shtetit. Ato që kanë ndodhur duhet të hetohen në aspektin politik dhe ligjor. Nuk ka dyshime në këtë çështje. Ne dënojmë çdo lloj të terrorizmit duke përfshirë edhe PKK-në dhe luftojmë kundër kësaj me të gjitha mjetet e mundshme që disponon shteti ligjor. Ky është qëndrimi ynë dhe i tillë do të mbetet edhe në të ardhmen."



Lajme të ngjashme