Ushtria izraelite godet pozicionet e regjimit sirian

Ushtria izraelite ka bombarduar pozicionet e ushtrisë së regjimit sirian në veri të Lartësirave të okupuara të Golanit.

607415
Ushtria izraelite godet pozicionet e regjimit sirian

Ushtria izraelite ka bombarduar pozicionet e ushtrisë së regjimit sirian në veri të Lartësirave të okupuara të Golanit si kundërpërgjigje ndaj një rakete të lançuar nga Siria.

Në një komunikatë nga ushtria izraelite thuhet se “Njësitet ushtarake të Izraelit kanë asgjësuar pozicionet e artilerive të regjimit sirian si kundërpërgjigje ndaj raketës së lançuar nga Siria që ranë në anën izraelite”.

Sipas komunikatës, përgjegjësinë për hedhjen e raketës në anën izraelite e mban regjimi sirian. “Ushtria izraelite asnjëherë nuk do të lejojë të shkelet siguria dhe sovraniteti i popullit izraelit”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndryshe, Izraeli sot ka pohuar se nga ana e Sirisë është hedhur raketë në pjesën e okupuar të Golanit.



Lajme të ngjashme