ShBA - Fitorja e Trump me vete solli edhe protesta në mbarë vendin

Protestuesit, të cilët kritikuan ashpër qëndrimin e Trumpit ndaj emigrantëve, myslimanëve dhe pakicave tjera, hodhën slogane duke brohoritur “Nuk je presidenti im”.

ShBA - Fitorja e Trump me vete solli edhe protesta në mbarë vendin

Donald Trump, i cili fitoi në mënyrë surprize në presidencialet e mbajtura më 8 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zgjodh si president i 45-të i ShBA-së.

Mirëpo shumica nuk janë të kënaqur nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Në shumicën e qyteteve në mbarë vendin pati protesta kundër Trumpit.

Protestuesit, të cilët kritikuan ashpër qëndrimin e Trumpit ndaj emigrantëve, myslimanëve dhe pakicave tjera, hodhën slogane duke brohoritur “Nuk je presidenti im”.

Debati dhe tensionimi i filluar në ditën kur u publikua kandidatura e tij për president nga Partia Republikane vazhdon edhe pas zgjedhjes së Donald Trump për president.

Në protestat e filluara në Teksas studentët u derdhën nëpër rrugë.

Pas protestave, ku ata hodhën slogane duke brohoritur “Nuk je presidenti im”, edhe studentët e Tenesi (Ttennessee) protestuan rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Protestuesit e dalë nëpër rrugë në Nju-Jork (New York) u mblodhën para hotelit Trump.

Ndërkaq në kryeqytetin Uashington (Washington), qytetarët u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë kësaj proteste u hodhën slogane kundër racizmit dhe u kritikuan retorikat e Trumpit.

Një adresë tjetër e protestave ishte edhe Çikago (Chicago), ku me qindra persona dolën nëpër rrugë.

Ndërkaq protestuesit në San Francisko (San Francisco) shkaktuan dëme në dyqane dhe dogjën goma nëpër rrugë.



Lajme të ngjashme