Obama shpreson në suksesin e Trump, për të mirën e amerikanëve

“Të gjithë janë të mërzitur kur krahu që mbështesim humb zgjedhjet, por ditën tjetër të gjithë duhet të rikujtojmë se në fakt jemi një ekip”, theksoi Obama.

Obama shpreson në suksesin e Trump, për të mirën e amerikanëve

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se shpreson një sukses të Trumpit si president për të mirën e vendit.

“Të gjithë janë të mërzitur kur krahu që mbështesim humb zgjedhjet, por ditën tjetër të gjithë duhet të rikujtojmë se në fakt jemi një ekip”, theksoi Obama në fjalimin e tij në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë pasi Trump mundi kandidaten demokrate Hillary Clinton.

“Ne në fillim jemi amerikanë, ne në fillim jemi patriotë, ne të gjithë duam më të mirën për këtë vend”, vazhdoi ai.

Obama gjatë presidencialeve zhvilloi një fushatë shumë aktive në favor të kandidates Clinton duke i konsideruar këto zgjedhje si thelbësore për të vazhduar atë që ai kishte filluar.



Lajme të ngjashme