Kerry: Shpresoj që Trump të ruajë interesat dhe vlerat amerikane

Kerry bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me Trump gjatë vizitës së tij në Zelandën e Re.

607827
Kerry: Shpresoj që Trump të ruajë interesat dhe vlerat amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se shpreson që Donald Trump i zgjedhur për president të 45-të të ShBA-së, do të ruaj interesat e popullit dhe vlerat e vendit.

Kerry bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me Trump gjatë vizitës së tij në Zelandën e Re.

“Uroj Trumpin dhe i uroj suksese për të mirën e popullit amerikan”, deklaroi Kerry.

Ndërsa zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner tha se politika e jashtme e ShBA-së do të vazhdojë njëjtë deri në ditën e pranim-dorëzimit të detyrës.

Pas zgjedhjes së Donald Trump për president të 45-të të ShBA-së, zëdhënësi Toner organizoi një konferencë për shtyp.

Në vlerësimin e tij të bërë në pasqyrimin e zgjedhjeve në politikën e jashtme amerikane, Mark Toner tha se “Ne nuk do të ngadalësojmë ritmin tonë gjatë kësaj periudhe”.

Toner tha se do ti kushtojnë rëndësi dy pikave kryesore gjatë procesit të tranzicionit.

Zëdhënësi tha se pika e parë është vazhdimi i prioriteteve të politikës së jashtme, ndërsa pika e dytë e rëndësishme është marrja parasysh e sigurisë kombëtare.

“Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e re për të realizuar në mënyrë sa më të mirë procesin e tranzicionit”, bëri të ditur Toner.

Në përgjigje të një pyetje në lidhje me politikat kontradiktore me qeverinë e re që do të formohet, Mark Toner tha se kjo do të jetë pjesë e procesit të tranzicionit.

“Ne do të bashkëpunojmë me ata. Do të bëjmë atë që është e mundur për ti informuar në lidhje me të gjitha çështjet në interes të tyre”, tha zëdhënësi Toner.



Lajme të ngjashme