Pjesëmarrja masive e minoriteteve në zgjedhje mund të sjellë fitoren e Clintonit

Komuniteti me ngjyrë dhe hispanikët janë drejtuar masivisht gjatë ditëve të fundit për të votuar përpara datës së zgjedhjeve presidenciale amerikane, një pjesëmarrje e rëndësishme e pakicave që mund të japë një shtysë të nevojshme për fitoren e Clinton.

Pjesëmarrja masive e minoriteteve në zgjedhje mund të sjellë fitoren e Clintonit

Në Florida, qindra persona morën pjesë në organizime të dedikuara për të inkurajuar besimtarët e kishave për të shkuar në votime (“Souls to the Polls”) të dielën, afati i fundit me të drejtën për të depozituar votën përpara datës së caktuar të zgjedhjeve.

Në shtetin kyç të Floridës, hispanikët përfaqësojnë një bazë të fortë të elektoratit, ku pritet një fitore e bujshme në favor të demokrates.

”Votat e ashtuquajtura të përshpejtuara nuk do të numërohen përpara të martës në mbrëmje, si të gjitha fletët e tjera të votimit, por tashmë është lehtësisht e mundur të konstatojmë se cila kategori e popullsisë ka votuar. Në numërimin e fundit, rreth një milion hispanikë kanë votuar paraprakisht në Florida, në individ apo me email. Votat për person kanë njohur një rritje 100 për qind në raport me zgjedhjet e fundit të 2012”, sipas Daniel Smith, pedadog në Universitetin e Floridës.

Një tjetër shenjë që shfaq entuziazmin e hispanikëve është që nga 911 000 që votuan personalisht apo me email, 36 për qind nuk kishin votuar katër vite më parë.

Në shkallë kombëtare, 12 për qind e elektoratit janë hispanikë, ose 27,3 milionë persona përafërsisht, sipas qendrës së kërkimit “Pew”.

Janë katër milionë më shumë votues se në 2012 dhe shkalla e pjesëmarrjes është në rritje në shumë shtete të tjera, si rasti i Nevadas.



Lajme të ngjashme