Gjeopolitika e SHBA-së

Më shumë se 200 milionë zgjedhës do të votojnë sot për të zgjedhur presidentin e SHBA-së.

Gjeopolitika e SHBA-së

Më shumë se 200 milionë zgjedhës do të votojnë sot për të zgjedhur presidentin e SHBA-së.

Presidenti i zgjedhur, si Clinton apo Trump do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së dhe do të bëjë betimin më 20 janar

POZITA GJEOGRAFIKE: Vend i Amerikës së Veriut me një sipërfaqe prej 9 629 048 kilometrash katrorë mes Kanadasë dhe Meksikës, kufizohet nga Atlantiku dhe Paqësori. Përbëhet nga 50 shtete dhe një distrikt federal (Washington DC, kryeqyteti) të cilit i shtohen edhe territore të jashtme, ndër të cilat shteti i asociuar i Porto Rikos.

POPULLSIA: 317 627 40 banorë.

MINORITETET: 45,5 milionë hispanikë (15,1 për qind e popullsisë), 37 milionë me ngjyrë (12,8 për qind), 15 milionë persona me origjinë nga Azi-Paqësori (4,4 për qind).

MOSHA MESATARE: 77,8 vjeç.

VDEKSHMËRIA FOSHNJORE: 6,37 për 1000.

KRYEQYTETI FEDERAL: Uashington DC.

QYTETET E MËDHA : Nju Jorku (8,25 milionë banorë), Los Anxhelesi (3,85 milionë) dhe Çikago (2,83 milionë).

GJUHËT: Anglishtja është gjuha zyrtare në 28 shtete nga 503. Rreth 12,8 për qind flasin spanjisht, 0,97 për qind gjuhën kineze, 0,48 për qind gjuhën vietnameze dhe 0,47 për qind flasin frëngjisht.

BESIMET: Protestantë (51,3 për qind), katolikë (23,9 për qind), hebrenj (1,7 për qind), budistë (0,7 për qind), myslimanë (0,6 për qind).

HISTORIA:

– 4 korrik 1776: Shpallja e pavarësisë.
– 1787: Miratimi i Kushtetutës.
– 1861-65: Lufta për ndarjen mes Jugut bujqësor dhe pro të skllavërimit dhe Veriut industrial dhe kundër skllavërisë.
– 1917: SHBA përfshihet në Luftën I Botërore.
– 1929: Rënie e Wall Street-it dhe fillimi i krizës më të madhe që do të zgjaste deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
– Dhjetor 1941: SHBA hyn në luftë pas sulmit japonez kundër Pearl Harbour.
– 1950-53: Lufta e Koresë (nën mandatin e OKB-së).
– 1961-75: Lufta e Vietnamit (tërheqje e forcave amerikane në 1973).
– Atentatet e 11 shtatorit 2001 (3 000 të vdekur).
– 7 tetor 2001: lufta në Afganistan.
– 20 mars 2003: ndërhyrja në Irak.

INSTITUCIONET POLITIKE: Republikë federale me regjim presidencial i themeluar mbi një ndarje strikte të pushteti ekzekutiv që mbahet nga presidenti, dhe atij legjislativ që ushtrohet nga Kongresi dy dhomësh: Dhoma e Përfaqësuesve (435 vende, që rinovohet çdo dy vjet) dhe Senati (100 senatorë të zgjedhur për gjashtë vjet, me rinoviminin e një të tretës çdo dy vjet).

PRESIDENTI: Zgjedhja e presidentit të SHBA-së kryhet me votim universal indirekt.
Amerikanët zgjedhin një grup kolegjesh zgjedhore, të përmbledhur në një ”Kolegj zgjedhor”.
Ky Kolegj, krijuar nga Amendamenti i 12-të në Kushtetutën e vitit 1804, numëron 538 anëtarë që zgjedhin presidentin dhe zëvendëspresidentin.

PARTITË KRYESORE POLITIKE: Partia Demokrate dhe Partia Republikane.

EKONOMIA: Fuqi e parë ekonomike botërore, SHBA ka njohur një rritje negative prej 0,3 për qind në tremujorin e tretë 2008 (ritmi vjetor) .
PIB për banorë: 45.700 dollarë në 2007.
Përqindja e papunësisë: 6,1 për qind e popullsisë aktive në shtator 2008.
Defiçiti buxhetor rekord prej 455 miliardë dollarësh për vitin buxhetor 2007-2008 i mbyllur në fund të shtatorit.

MONEDHA: Dollari amerikan (USD)

FORCAT E ARMATOSURA: 2,3 milionë ushtarakë, rezervistë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare.
Afro 145.000 ushtarë janë dislokuar në Irak.
Buxheti ushtarak: 612 miliardë dollarë në 2009.



Lajme të ngjashme