Dunford: Turqia do të bashkëpunoj në një plan afatgjatë për çlirimin e Rakkas

"Për këtë çështje një ushtarak i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë i përcaktuar me detyrë të atasheut ushtarak në ambasadën amerikane në Ankara", deklaroi Dunford.

Dunford: Turqia do të bashkëpunoj në një plan afatgjatë për çlirimin e Rakkas

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane, gjenerali Joseph Dunford deklaroi se koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia do të bashkëpunoj në një plan afatgjatë për çlirimin, mbajtjen dhe administrimin e Rakkas.

Në lajmin në lidhje me këtë çështje të publikuar edhe në faqen e internetit të Pentagonit, u tha se një ushtarak i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë i përcaktuar me detyrë të atasheut ushtarak në ambasadën amerikane në Ankara me qëllim të koordinimit të bashkëpunimit në lidhje me Rakkan.

Në deklaratën e bërë nga Pentagoni thuhet se “duam që të jemi plotësisht transparent ndaj aleatit tonë Turqisë në lidhje me çështjen e operacionit”.

Dunford informoi gazetarët amerikan në lidhje me takimin me shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar të zhvilluar ditën e diel që zgjati afërsisht 4 orë e gjysmë, ku tha se janë vlerësuar përpjekjet për rimarrjen e qytetit Rakka nga organizata terroriste DAESH.

Joseph Dunford gjithashtu tha se “forcat e drejta” që do të formohen nga forcat vendore dhe nga të tjerët përreth do ti paraprijnë operacionit dhe pas çlirimit të qytetit nga DAESH-i do të japin kontribut në mbajtje dhe administrimin e qytetit.

Duke e bërë të ditur se në operacionin e Rakkas do të ketë nevojë edhe për forcat arabe, Dunford tha se “Ka forca të tilla. Janë opozitarët e moderuar sirian, janë forcat siriane të sigurisë të cilat kaluan nëpër kontrolle të ndryshme dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane”.



Lajme të ngjashme