DAESH-i tkurret përballë ofensivës së dyfishtë në Raka dhe Mosul

Forcat arabo-kurde të mbështetura nga SHBA-ja përparuan të hënën drejt Rakas, kryeqyteti i DAESH-it në Siri, ndërkohë që militantët e DAESH-it humbën një tjetër qytet kryesor në jug të Mosulit në Irak.

Ashtu si në Irak, militantët e DAESH-it bëjnë sulme të shpejta, shpesh me ndihmën e automjeteve bombë, për të bllokuar përparimin e luftëtarëve të operacionit të quajtur “Zemërimi i Eufratit” në drejtim të Rakas.

Në këtë rajon të mbuluar nga shkretëtira në veri të Sirisë, forcat anti-DAESH kanë përparuar me 12 kilometra duke filluar nga rajoni i Sulukut (80 kilometra në veri të Rakas) pas luftimesh shumë të ashpra.

Nga ana tjetër e kufirit, forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë nga DAESH qytetin e Hamam Al Alil, rajoni i fundit i rëndësishëm pjesën jugore të Mosulit.

Lajme të ngjashme