Forcat peshmerge filluan operacionin për shpëtimin e Bashikas nga DAESH-i

Njësitë e forcave speciale të blinduara (Zerevani) të peshmegeve të komanduara nga ana e kreut të udhëheqjes rajonale të Veriut të Irakut, Mesut Barzani, sulmuan nga tre anët DAESH-in.

Forcat peshmerge filluan operacionin për shpëtimin e Bashikas nga DAESH-i

Forcat peshmerge kanë filluar një operacion për spastrimin e qendrës së qytezës Bashika të Mosullit nga terroristët e DAESH-it.

Forcat peshmerge sot në mëngjes e filluan sulmin ndaj qytezës Bashika, e cila ndodhet 20km larg nga Mosulli.

Njësitë e forcave speciale të blinduara (Zerevani) të peshmegeve të komanduara nga ana e kreut të udhëheqjes rajonale të Veriut të Irakut, Mesut Barzani, sulmuan nga tre anët DAESH-in. Bëhet e ditur se në tunelet dhe shtëpitë në qendër të qytezës Bashika janë fshehur të paktën 100 terroristë të DAESH-it.

Gjatë një konference për media të organizuar më herët në Malin Zerdik, Mesut Barzani ka bërë të ditur se Bashika është rrethuar dhe ka pësuar disfatë nga aspekti ushtarak.

Forcat peshmerge më 23 tetor kishin rrethuar qytezën Bashika me shumicë të banorëve të krishterë dhe Ezidi.

Njësitë e ushtrisë irakiane, forcat peshmerge dhe Garda e Ninevës, një pjesë e madhe e të cilëve janë trajnuar nga ana e ushtrisë turke, më 17 tetor kanë filluar një operacion të përbashkët për çlirimin e Mosullit nga organizata terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme