Hyn në zbatim armëpushimi i shpallur nga Rusia në Halep

Në qytetin Halep të Sirisë, është bërë përsëri një ‘pushim humanitar’ në përleshjet ndërmjet opozitarëve të regjimit dhe forcave të Esadit.

Hyn në zbatim armëpushimi i shpallur nga Rusia në Halep

Zbatimi i armëpushimit të shpallur dje nga udhëheqja e Moskës filloi sot në orën 10 me orën lokale të Turqisë dhe do të përfundojë në orën 20.00.

Shefi i Shtatmadhorisë së Rusisë, në bazë të urdhrit të Kryetarit të Shtetit, Vladimir Putin, në mënyrë që civilët e qytetit Halep në Siri të mund të braktisin qytetin deklaroi se në 4 nëntor në harkun kohor 09.00-19.00 me orën lokale të Sirisë, do të zbatohet një ‘pushim humanitar’.

“Në mënyrë që të pengohen humbjet e pakuptimta të jetëve, Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu, në bazë të vendimit të marrë nga Kryekomandanti i Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, mori vendim që të shpallë armëpushim në 4 nëntor në harkun kohor 09.00-19.00 me orën lokale. Ky vendim u miratua edhe nga ana e qeverisë siriane” tha Shefi i Shtatmadhorisë së Rusisë Valeriy Gerasimov.

Moska dhe udhëheqja e Esadit që nuk i rezistuan më presionit të Kombeve të Bashkuara dhe shoqërisë ndërkombëtarë edhe në fund të muajit tetor në fillim shpallën një armëpushim njëditor më pas e bënë atë treditor.

Por në kundërshtim me atë që ishte parashikuar as civilët dhe as opozitarët nuk e kishin braktisur qytetin.



Lajme të ngjashme