Greqi - Zgjatet kohëzgjatja e paraburigimit për 8 puçistët turq
Paraqitja e puçistëve para prokurorit është hapi i parë i procesit të ekstradimit të tyre në Turqi.

Kohëzgjatja e paraburgimit për puçistët e arratisur në Greqi pas pjesëmarrjes në tentativën e grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO.
Sipas lajmit të agjencisë greke të lajmeve Athinë-Maqedoni, paraqitja e 6 puçistëve para prokurorit ka qenë hapi i parë në fillimin e procesit gjyqësor për ekstradimin e tyre në Turqi.
Në anën tjetër prokuroria vendosi të mbahen në paraburgim deri në gjykimin e tyre, ndërsa nga Turqia u kërkuan informata shtesë në lidhje me puçistët.
Kërkesat për strehim të 7 prej 8 ushtarakëve puçistë, të cilët pas tentativës për grusht shtet të ndërmarr nga ana e FETO-s u arratisën në Greqi me helikopter të tipit Sikorsky dhe bënë ulje në aeroportin e Aleksandorpolisit (Dedeagaç), u refuzuan nga ana e gjykatës greke.