Një shekull pas deklaratës së Balfour-it Palestina kërkon formimin e një shteti të pavarur

Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), me rastin e 99-vjetorit të miratimit të "Deklaratës së Balfourit", ka kërkuar nga britanikët të heqin dorë nga deklarata në fjalë.

Një shekull pas deklaratës së Balfour-it Palestina kërkon formimin e një shteti të pavarur

Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), me rastin e 99-vjetorit të miratimit të "Deklaratës së Balfourit", ka kërkuar nga britanikët të heqin dorë nga deklarata në fjalë dhe të shpallin shtetin e pavarur palestinez.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës daton që nga viti 1917, kur qeveria britanike përmes deklaratës ka shpallur Palestinën si "atdheun kombëtar të hebrenjve".

Organizata për Çlirimin e Palestinës me rastin e shënimit të 99 vjetorit të deklaratës ka kërkuar përpjekje serioze për kthimin e refugjatëve në atdhe.

Kryetari i Zyrës për çështjet e emigrantëve të PLO-së, Zekeriyya al-Aga konsideron se deklarata është e pavlefshme dhe nuk është përpiluar ligjërisht pasi palestinezët u dëbuan, kurse territori i është premtuar të huajve.

Aga beson se Deklarata e Balfourit e "dhënies të territorit pa popull, popullit pa territor" paraqet pikërisht premtimin "e atij që nuk ka pronarë, atij që nuk e meriton atë".

Sekretari i Jashtëm britanik Arthur James Balfour, lordit Walter Rothchild, udhëheqësit të komunitetit hebre në Britani i dërgoi një letër në të cilën theksonte se qeveria britanike mbështet propozimin e krijimit të një shteti hebre në Palestinë. Kushti ishte se me këtë akt të mos ndikohet negativisht ndaj popullsisë së atjeshme në Palestinë.

Deklarata është menduar që të inkurajojë diasporën hebraike në SHBA për të cilën Britania e Madhe konsideronte se është komunitet i fortë dhe me ndikim.

Përveç kësaj, ajo hodhi themelet e protektoratit britanik në territorin e Palestinës e cila u njoh nga Lidhja e Kombeve në vitin 1922.

Pas Deklaratës së Balfourit në periudhën 1920-1940 u intensifikuan migrimet e hebrenjve në Palestinë. Migrimet u intensifikuan edhe pas gjenocidit kundër hebrenjve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shteti i Izraelit u shpall në vitin 1948, të cilën palestinezët e quajtën "Nekbom" (Fatkeqësia e madhe).



Lajme të ngjashme