Gjykata e Lartë e Londrës i rekomandon parlamentit të aktivizojë Brexit

Parlamenti britanik duhet të votojë fillimin nga qeveria të procedurës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, theksoi të enjten Gjykata e Lartë e Drejtësisë të Londrës.

Gjykata e Lartë e Londrës i rekomandon parlamentit të aktivizojë Brexit

Gjykata nuk pranon argumentin e konfirmuar nga qeveria që nuk e gjykon të nevojshëm këtë votim.

“Gjykata pranon argumentin kryesor të atyre që kanë bërë kërkesën”, shtojnë gjyqtarët, vendimi i të cilëve mund të ketë pasoja të rënda mbi vazhdimin e procesit të daljes së britanikëve nga Bashkimi Evropian.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë do të vendosë sot nëse Parlamenti duhet të konsultohet para se qeveria të nisë procedurën e daljes së Britanisë së Madhe nga BE, gjë që potencialisht mund ta bllokojë.

Kërkesa u paraqit para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Anglisë dhe Uellsit nga mbështetësit e mbajtjes së Britanisë në BE.



Lajme të ngjashme