Shoygu: Rusia ka ndërprerë bombardimin e Halepit për 18 ditë

Luftanijet ruse nuk u lejuan të hyjnë në portet detare evropiane, tha Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu.

Shoygu: Rusia ka ndërprerë bombardimin e Halepit për 18 ditë

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu bëri të ditur se në Halep janë të hapura 8 korridore humanitare dhe se sulmet ajrore ndaj këtij qyteti janë ndalur për 18 ditë.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes, Shoygu në mbledhjen e mbajtur me zyrtarët të lartë ushtarakë ka thënë se nuk është e mundur të negociohet me grupet opozitare në Siri.

Shoygu rikujtoi se luftanijet ruse, të cilat janë nisur për në Siri, nuk u lejuan të hyjnë në disa porte detare evropiane për t'u furnizuar me karburant, ndërsa mbrojti qëndrimin se vendet perëndimore janë duke penguar luftën kundër terrorit.

Duke bërë të ditur se duhet bashkëvepruar dhe nuk duhen penguar partnerët për asgjësimin e terroristëve, Shoygu tha se “Grupet e armatosura e përdorin këtë për interesat e tyre. Si rezultat i kësaj shpresa për fillimin e procesit politik dhe kthimi i paqes dhe qetësisë për popullin sirian po shtyhet për një kohë të pacaktuar”.



Lajme të ngjashme