SHBA – Trump kryeson ndaj Clinton pas rihapjes së çështjes së e-maileve

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ka avancuar me një pikë ndaj Hillary Clinton në një sondazh të publikuar të martën...

SHBA – Trump kryeson ndaj Clinton pas rihapjes së çështjes së e-maileve

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ka avancuar me një pikë ndaj Hillary Clinton në një sondazh të publikuar ditën e martë, ndërkohë që demokratja ka konstatuar rënie të euforisë së përkrahësve të saj prej njoftimit të papritur për rihapjen e çështjes së e-maileve.

Është hera e parë prej majit që miliarderi po kryeson në këtë sondazh të kryer rregullisht nga “ABC News” dhe “Washington Post”.

Ai kryeson me 46 për qind kundrejt 45 për qind në një sondazh që përfshin katër kandidatët kryesorë.

Avancimi i tij qëndron gjithsesi brenda kufirit të gabimit (3 pikë).

“Megjithatë, me plus një pikë për Trump është një rezultat i jashtëzakonshëm”, nënvizuan autorët e sondazhit “Langer Research Associates”, i kryer nga 27 deri në 30 tetor.

Ai është pozicionuar përpara Clintonit në pikë përqindje vetëm një herë më parë në mesin e muajit maj.

Biznesmeni ishte atëherë dy pikë përpara, në një sondazh që përfshinte vetëm dy kandidatët kryesorë.

“Entuziazmi për demokraten është shkërmoqur pas lajmit tronditës të së premtes për rihapjen e çështjes së e-maileve të dërguara nga një sever privat, ndërsa Hillary Clinton mbante postin e sekretares së Shtetit (2009-2013), me zbulimin e mesazheve të reja të njoftuara nga FBI-ja”, thekson deklarata.



Lajme të ngjashme