SHBA – Kreu i FBI-së çorodit fushatën elektorale të demokratëve

Shefi i FBI-së, James Comey, njoftoi se janë zbuluar e-maile të tjera të ish-sekretares amerikane të Shtetit dhe pritet të shqyrtohen nga hetuesit...

SHBA – Kreu i FBI-së çorodit fushatën elektorale të demokratëve

Shefi i FBI-së, James Comey, njoftoi të dielën se janë zbuluar e-maile të tjera të ish-sekretares amerikane të Shtetit dhe pritet të shqyrtohen nga hetuesit. Dhjetë ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, çështja po çorodit fushatën e demokratëve.

James Comey ka bërë me kokën e tij. Kreu i FBI-së ka injoruar rekomandimet e Departamentit të Drejtësisë, me të cilën sidoqoftë ai është konsultuar përpara se të njoftonte të premten fillimin e një hetimi federal kundër Hillary Clinton. Bashkëbiseduesit e tij i kujtuan dy rregulla tradicionale të konfirmuara në një memorandum zyrtar në vitin 2012: Nuk komentohet asnjë hetim në vazhdim dhe nuk merret asnjë masë që mund të ndikojë në zgjedhje.

Në një letër drejtuar të premten Kongresit, Comey njoftoi se FBI-ja kishte në dorë e-maile “të rëndësishme” për hetimin e filluar lidhur me menaxhimin e serverit privat, që përdoret nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

Megjithatë, shtoi ai, për momentin, FBI-ja nuk mund t’ia lejojë vetes të dalë në përfundimin se materiali i sekuestruar gjatë një hetimi është “i rëndësishëm”. Drejtori shkroi gjithashtu në këtë letër se i ka dhënë urdhër hetuesve të analizojnë përmbajtjen e mesazheve të reja.



Lajme të ngjashme