ShBA - 14 të vrarë dhe 39 të plagosur në ngjarjet e dhunë gjatë fundjavës së kaluar në Chicago

Chicago, një metropol me nivel të lartë të krimeve, gjatë fundjavës së fundit para kremtimeve të “Natës së Shtrigave” (Halloween) u kthye pothuajse në një fushëbetejë.

ShBA - 14 të vrarë dhe 39 të plagosur në ngjarjet e dhunë gjatë fundjavës së kaluar në Chicago

Në ngjarjet e ndryshme të dhunës që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar në qytetin Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 14 ndërsa u plagosën 39 persona.

Chicago, një metropol me nivel të lartë të krimeve, gjatë fundjavës së fundit para kremtimeve të “Natës së Shtrigave” (Halloween) që është njëra prej festave më të mëdha të ShBA-së, u kthye pothuajse në një fushëbetejë. Krahas një numri të madh të takimeve sportive edhe festimet e Natës së Shtrigave, e cila kremtohet çdo vit më 31 tetor, bëri që të rritet numri i sulmeve me armë zjarri.

Shtimi i konsumit të alkoolit gjatë ditëve të posaçme, bëjnë që të rritet edhe niveli i krimeve në Chicago. Edhe në sulmet me armë zjarri që ndodhën gjatë festës së pavarësisë të ShBA-së më 2-4 korrik, kanë qenë vrarë 4 persona ndërsa u plagosën 62 të tjerë.

Numri i krimeve në qytetin Chicago, ku numri i vrasjeve të kryera gjatë vitit 2016 deri më 19 tetor doli mbi 600, nuk arrin të shënoj ulje edhe krahas të gjitha masave të marra për parandalimin e tyre.



Lajme të ngjashme