Mishel Avn zgjidhet për kryetar të Libanit

as një paqartësie rreth postit të presidentit që zgjati 29 muaj për president të Libanit është zgjedhur Mishel Avn.

600670
Mishel Avn zgjidhet për kryetar të Libanit

Pas një paqartësie rreth postit të presidentit që zgjati 29 muaj për president të Libanit është zgjedhur Mishel Avn.

Gjenerali Mishel Avn është zgjedhur presidenti i 13-të i Libanit duke marrë 83 vota në raundin e dytë të seancës së 46-të të mbajtur për zgjedhjen e kreut të shtetit në Parlamentin e Libanit.

Mishel Avn mjë ish-oficer në moshën 81-vjeçare, më herët ka ushtruar detyrën e kryeministrit në mandatin mes viteve 1988-1990.

Në këtë vend me një sistem shumëpjesësh politik, Avn u zgjodh në saje të përkrahjes së dhënë të grupeve të ndryshme politike.

Pritet që Said Hariri, i cili me përkrahjen e tij bëri që të tejkalohet kriza politike, të emërohet në postin e kryeministrit.

Sipas marrëveshjes së kuotës është e nevojshme që presidenti të zgjidhet nga radhët e të krishterëve maruni, kryeparlamentari nga radhët e shiive dhe kryeministri nga radhët e sunive.



Lajme të ngjashme