FBI-ja kontrollon banesën dhe biznesin e një personi të lidhur me FETO-n

Detektivët e FBI-së në Nju-Jork kanë kontrolluar banesën dhe biznesin e një sipërmarrësi me lidhje të forta me organizatën terroriste FETO, autore e tentativës për grusht shteti në Turqi...

FBI-ja kontrollon banesën dhe biznesin e një personi të lidhur me FETO-n

Zyra Federale e Hetimeve (FBI) ka bërë kontrolle në banesën dhe biznesin, që një sipërmarrës, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me organizatën terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), zotëron në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me përmbajtjen e hetimit, por mësohet se detektivët e FBI-së kanë sekuestruar gjatë kontrolleve disa kompjuterë dhe dokumente.

Mendohet se pas hetimit fshihet një aferë kriminale e pastrimit të parave.

Pronari i banesës dhe biznesit në fjalë ka shpërndarë vazhdimisht përmes rrjeteve sociale fjalime dhe predikime të kreut të FETO-s, Fethullah Gulen.

Gjithashtu biznesi i tij, një kafe shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar “John F. Kennedy” (JFK), vizitohej shpeshherë nga pjesëtarë të rrethit të ngushtë të kryeterroristit të FETO-s.

Nga ana tjetër, është mësuar se në vitet 2010 dhe 2011 pronari i kafesë në fjalë ka pasur probleme me ortakët e tij në lidhje me pronësinë e biznesit dhe se është proceduar nga drejtësia amerikane për “përvetësim të disa aksioneve nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara”.



Lajme të ngjashme