Operacioni për shpëtimin e Mosullit- Forcat e koalicionit godasin gabimisht ushtarët irakianë

Në kuadër të operacionit që vazhdon që nga data 17 tetor e këndej për të pastruar qytetin Mosull të Irakut nga organizata terroriste DAESH janë shpëtuar edhe tre fshatra të tjera.

Operacioni për shpëtimin e Mosullit- Forcat e koalicionit godasin gabimisht ushtarët irakianë

Në deklaratën e bërë nga Komanda e Operacioneve të Ninova-s (Nineva) theksohet se gjatë operacionit u asgjësuan edhe 4 autobomba që i përkisnin organizatës terroriste.

Edhe ushtria e Irakut deklaroi se në sulmin ajror ‘gabimisht’ të avionëve të forcave të koalicionit në pararojën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytezën Tel Kajf që gjendet 12 kilometra në veri të Mosullit humbën jetën 4 ushtarë irakianë dhe u plagosën 9 të tjerë.

Në deklaratë bëhet e ditur se ushtarët e lartëpërmendur i përkisnin brigadës së 16-të të njësive që rrethojnë Tel Kejf prej rreth një jave.

Operacioni për shpëtimin e Mosullit nga DAESH-i filloi në 17 tetor.

E mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, forcat peshmerge të qeverisjes rajonale kurde në veri të Irakut dhe nga Gardistët e Ninevës, shumica dërrmuese e të cilëve janë trajnuar nga kontingjenti ushtarak turk në Kampin Bashika, ushtria irakiane është duke zhvilluar prej gati 2 javësh një operacion për çlirimin e Mosulit, bastioni i fundit i madh i DEASH-it në Irak.



Lajme të ngjashme