Vazhdon të digjet fabrika e squfurit në Mosull

Tymi helmues i squfurit të papërpunuar që digjet dhe që përhapet në rajon përbën një kërcënim serioz për banorët e fshatit dhe ushtarët me detyrë në rajon.

Vazhdon të digjet fabrika e squfurit në Mosull

Që prej 8 ditësh vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarrin në kompleksin (fabrikën) e squfurit Mishrak në jug të Mosulit, të cilës i është vënë zjarri nga militantët e organizatës terroriste DEASH. Tymi helmues i squfurit të papërpunuar që digjet dhe që përhapet në rajon përbën një kërcënim serioz për banorët e fshatit dhe ushtarët me detyrë në rajon. Deri tani si pasojë e gazrave helmues të përhapur në ajër kanë humbur jetën 3 persona.

Tymi helmues që del nga stoku i afërsisht 50 mijë ton squfurit të papërpunuar që digjet në kompleksin (fabrikën e squfurit), të cilit iu vu zjarri nga DEASH-i më 19 tetor, dy ditë pas fillimit të operacionit për çlirimin e Mosulit, vazhdon të kërcënojë civilët përreth dhe mjedisin.



Lajme të ngjashme