DAESH-i rrëmben 8 mijë familje në Irak për ti përdorë si mburojë në Mosull

Kombet e Bashkuara deklaruan se organizata terroriste DAESH ka rrëmbyer 8 mijë familje në Irak dhe i përdor si mburojë e gjallë në Mosull.

DAESH-i rrëmben 8 mijë familje në Irak për ti përdorë si mburojë në Mosull

Zëdhënësja e Komisariatit të Lartë të Drejtave të Njeriut të OKB-së Ravina Shamdasani në konferencën për shtyp të zhvilluar në zyrën e OKB-së në Gjenevë përpara gazetarëve tha: “DAESH-i ka detyruar me dhunë shpërnguljen e dhjetëra mijëra familjeve nga jashtë qyteteve të Irakut duke i vendosur ato në Mosull”.  

Ajo bëri të ditur se ditën e mërkurë terroristët e kësaj organizate ekzekutuan 232 persona që refuzuan urdhrat e tyre duke bërë të ditur se ata ishin civilë që refuzuan që të vendoseshin në Mosull.

Shamdasani bëri të ditur gjithashtu se DAESH-i ka rrëmbyer rreth 8 mijë familje nga këto të paktën 5 370 familje në rajonin Shura të Irakut dhe 2 210 familje në rajonin Nimrud dhe është duke i përdorë ato si mburojë të gjallë në Mosull.



Lajme të ngjashme