Arabia Saudite, e gatshme të marrë pjesë në operacionin e Rakës

Nënsekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite dhe zëdhënësi i koalicionit arab, Ahmet al-Asiri tha për televizionin “Al-Arabija” se në rast se do të kërkohet Arabia Saudite është e gatshme të marrë pjesë në operacionin e Rakës.

Arabia Saudite, e gatshme të marrë pjesë në operacionin e Rakës

Arabia Saudite deklaroi se është e gatshme të marrë pjesë në operacionin e Rakës, që pritet të fillojë së shpejti kundër organizatës terroriste DAESH në Siri.

Nënsekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite dhe zëdhënësi i koalicionit arab, Ahmet al-Asiri tha për televizionin “Al-Arabija” se forcat ajrore të vendit të tij që nga viti 2014 e këtej marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar me qëllim për të luftuar kundër DAESH-it.

Në rast se do të kërkohet nga ne, atëherë do të marrim pjesë në operacionin e Rakës që pritet të fillojë së shpejti, shtoi ai.

“Arabia Saudite është e gatshme të marrë pjesë në luftën kundër DAESH-it në Siri duke ofruar mbështetje të brendshme në kuadër të forcave të koalicionit ose përmes avionë luftarakë në Bazën Ajrore Incirlik në Turqi”, deklaroi Asiri.

Në lidhje me operacionin e Mosulit, Asiri tha se deri më tani nuk kanë marrë pjesë në ndonjë operacion ushtarak të zhvilluar në Irak, dhe si shkak të kësaj ai tregoi grupin shiit “Hashdi Shabi”, që mbështetet nga Teherani.

“Ne nuk marrim pjesë në operacione, ku bëjnë pjesë forca paramilitare”, nënvizoi zëdhënësi saudit.



Lajme të ngjashme