Një tërmet 6,1 ballë shkatërron shumë ndërtesa në pjesën qendrore të Italisë

Dy tërmete me magnitudë 5,5 dhe 6,1 të shkallës Rihter kanë goditur mbrëmë pjesën qendrore të Italisë duke shkaktuar të paktën dy të plagosur dhe shumë ndërtesa të shembura, sipas një bilanci paraprak, dy muaj pas një tërmeti ku vdiqën 300 persona.

Një tërmet 6,1 ballë shkatërron shumë ndërtesa në pjesën qendrore të Italisë

“Shumë shtëpi janë shkatërruar, fshati ynë ka marrë fund”, deklaroi për televizionin, Marco Rinaldi, kryetar i Bashkisë së Usitas.

 “Tërmeti i dytë ka qenë i gjatë, ai ishte i tmerrshëm. Kam ndjerë shumë tërmete, por ky ka qenë shumë i fortë. Fatmirësisht të gjithë kanë dalë jashtë shtëpive që prej tërmetit të parë”, shtoi ai.

“Tërmeti i parë me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua 9 kilometra thellësi në zonën e Maceratës”, sipas Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë (INGV).

Kjo zonë ndodhet shumë pranë rajonit Amatrice, që u shkatërrua më 24 gusht nga një tërmet i fuqishëm duke shkaktuar rreth 300 të vdekur dhe Akuilas ku një tërmet i fuqishëm shkaktoi më shumë se 300 të vdekur në vitin 2009.



Lajme të ngjashme