Barzani kërkon mbështetjen e Turqisë kundër DAESH-it

Kryetari i qeverisjes rajonale kurde në veri të Irakut, Mesud Barzani kërkoi mbështetjen e Turqisë për të luftuar me organizatën terroriste DAESH.

Barzani kërkon mbështetjen e Turqisë kundër DAESH-it

Barzani bëri deklarata në lidhje me operacionin që vazhdon për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut nga organizata terroriste DAESH.

“Në përpjekjen kundër DAESH duam mbështetjen e Turqisë”, tha Barzani, duke shtuar se për të siguruar mbështetjen e Turqisë nevojitet miratimi i Bagdadit.

Barzani rikonfirmoi edhe një herë deklaratën e mëparshme se “forcat Peshmerge nuk do të hyjnë në qendër të Mosullit”.

Për pastrimin e Mosullit nga organizata terroriste DAESH më 17 tetor ka nisur një operacion me pjesëmarrjen e njësive të ushtrisë së rregullt irakiane, forcat Peshmerge dhe Muxhahitët e Ninovas, shumica e të cilëve janë trajtuar nga ushtria turke në Kampin Bashika.



Lajme të ngjashme