ShBA - Filloi votimi i hershëm për presidencialet

Në shumicën e shteteve të ShBA-së ka filluar votimi i hershëm për presidencialet që do të mbahen më 8 nëntor.

ShBA - Filloi votimi i hershëm për presidencialet

Në shumicën e shteteve të ShBA-së ka filluar votimi i hershëm për presidencialet që do të mbahen më 8 nëntor.

Pritet që në procesin e votimit të hershëm që zbatohen në data të ndryshme të votojnë afërsisht 46 milionë votues.

Votimi i hershëm ka filluar në Ilinois, Teksas dhe Kansas, ndërsa pjesëmarrja në votime është intensive.

Me hapjen e qendrave të votimit qytetarët amerikanë formuan radhë të gjata për të votuar.

Ekspertët janë të mendimit se kjo situatë do të shkaktoj vështirësi kandidatit të Republikanëve, Donald Trump.

Sepse janë të mendimit që pjesëmarrja e ulët në zgjedhje do të jetë në favor të Republikanëve.

Ndërkaq në shumicën e shteteve mund të votohet edhe me anë të postës.

Në anën tjetër kanë filluar edhe debatet në lidhje me procesin e votimit.

Donald Trump pretendoi se në shumicën e vendeve janë bërë mashtrime gjatë votimit.

Trump pretendon se edhe personat e vdekur para 10 vjetëve dhe emigrantët e jashtëligjshëm kanë përdorur votën.

Duke i cilësuar këto pretendime si “të papërgjegjshme” zyrtarët thonë se pajisjet për votim nuk janë të lidhura në internet dhe se në asnjë mënyrë nuk mund të ndërhyhet ndaj tyre.

Ndërkaq një selfie e këngëtarit pop amerikan Justin Timberlake e bërë pranë kutisë së votimit shkaktoi debate të ashpra në Tennessee.

Pretendohet se këngëtari ka bërë krim me postimin e fotografisë në mediat sociale.

Sipas ligjeve të shtetit fotografimi pranë kutive të votimit është krim dhe se ndaj këngëtarit do të hapet një procedurë e hetimeve.

Mirëpo disa orë më vonë prokurori i shtetit bëri një deklaratë.

Prokurori tha se nuk mendojnë që buxhetin e ulët të tyre ta shpenzojnë për hetime ndaj Timberllake-ut, ndërsa shtoi se edhe pretendimet për hapjen e hetimeve nuk janë të vërteta.



Lajme të ngjashme