Gjermani – Rritje rekord e ksenofobisë dhe e krimeve të urrejtjes

Sipas një lajmi të gazetës “Passauer Neue Presse”, e cila i referohet një raporti qeveritar, sulmet me bazë urrejtjen racore, fetare dhe ideologjike në Gjermani janë rritur me 77 për qind në krahasim me vitin e kaluar...

597701
Gjermani – Rritje rekord e ksenofobisë dhe e krimeve të urrejtjes

Ksenofobia në Gjermani ka shënuar një rritje drastike me 116 për qind prej vitit 2001 e këtej.

Ndërsa në median sociale, një rritje edhe më shqetësuese me 176 për qind është regjistruar në “krimet e urrejtjes”, ku përfshihet edhe ksenofobia.

Më datë 3 tetor, Gjermania festoi 25-vjetorin e ribashkimit.

Gjatë 25 viteve të fundit, ky vend është transformuar me kuptimin e plotë të fjalës në një fuqi botërore në ekonomi e politikë; por me të njëjtën shpejtësi është “hedhur në sulm” edhe intoleranca ndaj racave, besimeve dhe mendimeve të ndryshme.

Hendeku i mirëqenies ndërmjet dy Gjermanive, Lindore dhe Perëndimore, bëri që zemërimi dhe urrejtja të orientohet drejt të huajve.

Jashtëzakonisht shqetësuese janë gjithashtu raportet dhe statistikat e përgatitura në lidhje me këtë çështje nga qeveria gjermane.

Sipas një lajmi të gazetës “Passauer Neue Presse”, e cila i referohet një raporti qeveritar, sulmet me bazë urrejtjen racore, fetare dhe ideologjike në Gjermani janë rritur me 77 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Viti 2015 në Gjermani ka regjistruar në total 10 mijë e 300 krime kundër njerëzve të racave të tjera apo me bindje politike dhe fetare të ndryshme.

Ndërsa rekordi më i madh është shënuar në lidhje me ksenofobinë, ku është vërejtur një rritje me 116 për qind prej vitit 2001 e këtej.

Rritje edhe më shqetësuese me 176 për qind në “krimet e urrejtjes” në median sociale.

Gjermania e ribashkuar dhe e globalizuar po armiqësohet gjithnjë e më shumë me të huajt.



Lajme të ngjashme