Siri - Regjimi sirian sulmon Idlibin, 5 të vrarë

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin ajror i cili është kryer në Idlib

596137
Siri - Regjimi sirian sulmon Idlibin, 5 të vrarë

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin ajror i cili është kryer në Idlib nga forcat ajrore të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Aktivistët e Mbrojtjes Civile për AA kanë thënë se avionët e ushtrisë siriane bombarduan sot në mëngjes lagjen Kafr Tahara në pjesën veriperëndimore të krahinës së Idlibit.

Nga sulmi janë vrarë të paktën pesë persona dhe dhjetëra civilë të tjerë janë plagosur.

Ekipet e shpëtimit të përbëra nga aktivistë lokalë janë në terren dhe po përpiqen ti nxjerrin nga rrënojat të paktën 21 persona të bllokuar.

Të plagosurit u dërguan në qendrat e improvizuara mjekësore ku në mesin e tyre disa janë në rrezik për jetë, prandaj ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet.



Lajme të ngjashme