Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Francë – Hiqet imuniteti parlamentar i ekstremistit Jean-Marie Le Pen

Deklaratat e vitit 2014 në lidhje me çifutët i kanë kushtuar politikanit Jean-Marie Le Pen, president nderi i Frontit Kombëtar (FN), një forcë politike e të djathtës ekstreme në Francë, heqjen e imunitetit parlamentar...

Francë – Hiqet imuniteti parlamentar i ekstremistit Jean-Marie Le Pen

Deklaratat e vitit 2014 në lidhje me çifutët i kanë kushtuar politikanit Jean-Marie Le Pen, president nderi i Frontit Kombëtar (FN), një forcë politike e të djathtës ekstreme në Francë, heqjen e imunitetit parlamentar.

Kryesia e Parlamentit Evropian në Strasburg vendosi sot të marrë opinionin e deputetëve të pranishëm në seancë plenare duke i ftuar ata që të votojnë në favor ose kundër heqjes së imunitetit të Le Pen.

Eurodeputetët vendosën me shumicë votash se presidenti honorar i FN-së ka kryer krimin e “nxitjes së urrejtjes raciste” përmes opinioneve të tij në lidhje me shumë artistë gjatë një interviste të publikuar në vitin 2014 në uebfaqen e partisë ekstremiste të djathë, ku zë vend edhe shprehja “herën tjetër do t’i pjekim në furrë”, duke aprovuar kështu kërkesën e drejtësisë franceze për heqjen e imunitetit parlamentar të 88-vjeçarit.

Kërkesa për heqjen e imunitetit të politikanit francez është votuar me të njëjtin rezultat edhe dy herë të tjera në Parlamentin Evropian.

Ky vendim i PE-së i mundëson drejtësisë franceze që të vazhdojë gjykimin e Le Penit.

Në shënjestër të deklaratave kontroverse të ekstremistit të djathtë, Jean-Marie Le Pen, ishin këngëtari dhe aktori francez, Patrick Bruel, si dhe artistja amerikane, Madonna.



Lajme të ngjashme