Britania e Madhe priti edhe 200 të mitur nga kampi i emigrantëve në Calais të Francës

Shoqata humanitare “Franca Tokë Azili”, bën të ditur se rreth 1.300 të mitur janë strehuar në kampine quajtur “Xhungla” e Kalasë (Calais).

Britania e Madhe priti edhe 200 të mitur nga kampi i emigrantëve në Calais të Francës

Britania e Madhe ka pritur këtë javë rreth 200 të mitur të izoluar të ardhur nga kampi i emigrantëve “Xhungla” në Kale, në veri të Francës, më tepër se një e treta e të cilëve si të pambrojtur, deklaroi Pierre Henry, drejtor i përgjithshëm i shoqatës “Franca Tokë Azili”.

“Ndër 194 të mitur gjithsej të pranuar në Britaninë e Madhe, 141 kanë mundur të përfitojnë bashkimin familjar”. 53 të tjerët, që janë vajza të reja, janë transferuar të shtunën si të pambrojtura”, shtoi Henry.

Sipas mediave britanike, është hera e parë që Britania e Madhe vë në zbatim këtë dispozitë të parashikuar nga amendamenti “Dubs” i miratuar në maj dhe që u mundëson pritjen në këtë vend të refugjatëve të mitur të izoluar dhe të pambrojtur, edhe nëse nuk kanë lidhje familjare.

”Vajzat e reja të cilat kanë përfituar nga kjo dispozitë, vijnë kryesisht nga Eritrea, në Bririn e Afrikës”, theksojnë ata.

”Sot, 39 fëmijë dhe adoleshentë kanë lënë “Xhunglën”, 22 prej të cilëve vajza, të gjithë në kuadrin e ribashkimit familjar”, bëri të ditur Pierre Henry.

“Fillimisht ne privilegjuam transferimin e fëmijëve që kanë familjen në Britaninë e Madhe, në kuadrin e marrëveshjeve të Dublinit. Tani ne filluam të zbatojmë dispozitën për pritjen e atyre që nuk kanë lidhje familjare të afërta, komentoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike.

Sipas një regjistrimi të fundit të bërë nga shoqata “Franca Tokë Azili”, rreth 1.300 të mitur janë strehuar në “Xhunglën” e Kalesë, shkatërrimi i së cilës pritet të fillojë sot në mëngjes.

Rreth 500 prej tyre janë shprehur se kanë të afërmit në Britaninë e Madhe.



Lajme të ngjashme