Filipine: Nuk do të prishim marrëdhëniet me SHBA-në

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte deklaroi se politikat e tij nuk synojnë ndërprerjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por kërkojnë të garantojnë që vendi i tij nuk u nënshtrohet interesave amerikane.

594877
Filipine: Nuk do të prishim marrëdhëniet me SHBA-në

“Kjo nuk është prishje e marrëdhënieve”, deklaroi Duterte në një konferencë shtypi, pas rikthimit nga një vizite shtetërore katërditore në Kinë, ku, gjatë një fjalimi para biznesmenëve filipinas dhe kinezë, pati shpallur “një ndarje nga Shtetet e Bashkuara”.

“Shkëputje e marrëdhënieve do të thotë të prishësh marrëdhëniet diplomatike. Këtë s’mund ta bëj”, shtoi ai. “Përse? Sepse është në interesin më të mirë të vendit tim, që t’i mbajmë këto marrëdhënie”.



Lajme të ngjashme