Regjimi sirian bombardon malin Turkmen

Forcat e regjimit sirian bombardojnë në mënyrë intensive Malin Turkmen (Türkmendağı) në rajonin rural të Lazkijes.

594555
Regjimi sirian bombardon malin Turkmen

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, njësitë që varen nga regjimi i Beshar Esadit ndërmarrin goditje me mortajë dhe raketa ndaj fshatrave që mbahen në duart e opozitarëve.

Në sulmet që kishin në objektivë fshatrat Jamadi, Sallur dhe Zejtinxhik ka shumë të plagosur.

Populli i Malit të Turkmenit që në orët e para të mëngjesit është fshehur në vendstrehim dhe nuk mund të dalë përjashta.

Zhurma e shpërthimeve në rajon dëgjohet nën nënprefekturën Jajladaë (Yayladağı) të rrethit Hataj.



Lajme të ngjashme