Hongkongu merr masa për tajfunin «Haima»

Rrugët e Hongkongut janë boshatisur për shkak të tajfunit “Haima”, që shënoi tetë të vdekur në Filipine.

Hongkongu merr masa për tajfunin «Haima»
Sërfistat e tajfunit
Sërfistat e tajfunit

Për shkak të afrimit të tajfunit Haima në Hongkong autoritetet u rekomandojnë njerëzve që të qëndrojnë brenda dhe larg detit, kure disa të pasionuar pas sportit të sërfit e shikojnë fajfunin si shansin që të plotësojë ëndrrat e tyre. Sërfistët vrapuan drejt plazheve në Sheko dhe shfrytëzojnë avantazhin që dallgët janë më të mëdha se ato normale.

Për shkak të tajfunit “Haima”, që shënoi tetë të vdekur në Filipine, me një ritëm të zakonshëm plot zhurmë e jetë rrugët plot gjallëri të Hongkongut u boshatisën të premten.

«Tetë të plagosur u dërguan në qendrën spitalore duke përfshirë katër në gjendje të rëndë », sipas autoriteteve.

Qindra fluturime u anuluan, automjetet dhe kalimtarët kanë lënë sheshet dhe parqet publike, sistemi arsimor vijon i mbyllur si shumë zyra dhe qendra tregtare, ndërsa « Haima » pritet të përshkojë pjesën lindore të Hongkongut.

Gjatës mbrëmjes, « Haima » përshkoi tokën në jug të Kinës kontinentale.

Shkëmbimet tregtare u pezulluan gjatë gjithë ditës në bursën e Hongongut.

Shërbimet e meteorologjisë (HKO) dekretuan nivelin 8 të emergjencës, për shkak të shirave të rrëmbyeshme dhe erërave të forta.



Lajme të ngjashme