OKB-ja mbështet propozimin e Turqisë për Halepin

Zëdhënësi i zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare Jens Laerke tha të mërkurën se mbështesin propozimin e Turqisë për formimin e një autokolone ndërkombëtare për të dërguar ndihma humanitare në Halep.

593163
OKB-ja mbështet propozimin e Turqisë për Halepin

Zëdhënësi i zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare Jens Laerke tha se mbështesin propozimin e Turqisë për formimin e një autokolone ndërkombëtare për të dërguar ndihma humanitare në Halep.

Zëdhënësi Larke tha para gazetarëve se e vlerësojnë pozitivisht çdo përpjekje për ndihmat humanitare në kuadër të parimeve të transparencës dhe paanshmërisë në Siri.

Duke nënvizuar se në parim e mbështesin propozimin e bërë në takimin e Sirisë në Lozanë nga ministri i Jashtëm turk Melvut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) për formimin e një autokolone ndërkombëtare për të dërguar ndihma humanitare në Halep, Laerke tërhoqi vëmendjen se në kohët e fundit në Siri janë kufizuar lëvizjet e autokolonave me ndihma të OKB-së.

- "E mirëpresim me kënaqësi propozimin"

"Gjëja më e rëndësishme, është se nevojat për ndihma humanitare kanë arritur në përmasa të mëdha në lindje, perëndim, veri, jug në të gjithë Sirinë. Sipas parashikimeve tona në Siri 13 milionë e gjysmë njerëz kanë nevojë për ndihma. Për këtë arsye nga pikëpamja logjike dhe e sensit të përbashkët ne mbështesim çdo përpjekje për dërgimin e ndihmave humanitare. Prandaj, ne e mirëpresim me kënaqësi këtë propozim", tha Laerke duke vënë në dukje se në Siri zhvillojnë aktivitete të fushën e ndihmave humanitare edhe organizata të tjera jashtë OKB-së.

Ai tha se vazhdojnë hetimet në lidhje me sulmin e kryer muajin e kaluar ndaj autokolonës së Gjysmëhënës së Kuqe Siriane dhe të OKB-së që dërgonte ndihma humanitare në Halep. "Është e papranueshme që një gjë e tillë të ndodhë në Siri apo në ndonjë vend tjetër", tha Laerke.

Sipas tij, vazhdimi i konflikteve në Siri vështirëson lëvizjen e autokolonave me ndihma humanitare si dhe ka tërhequr vëmendjen se autokolonat e OKB-së nuk mund të lëvizin pa u mundësuar siguria e jetës dhe pa u marrë masat e nevojshme të sigurisë.

-"Të formohet një autokolonë ndërkombëtare"

Ministri i Jashtëm turk Çavushollu në një deklaratë për gazetarët pas takimit për Sirinë, i cili u mbajt në Lozanë të Zvicrës, tha se për dërgimin e ndihmave humanitare në Halep Turqia ka propozuar formimin e një autokolone ndërkombëtare.

"Të formohet një autokolonë ndërkombëtare, pra të dërgojmë ndihma humanitare me maunat dhe flamujt e vendeve të ndryshme. Kjo bëhet simbolike dhe nuk bëhen ndërhyrje ndaj autokolonës", ka thënë Çavushollu.

Sipas shifrave të OKB-së në rajonin nën rrethim në lindje të Halepit thuhet se jetojnë afërsisht 275 mijë civilë, nga të cilët 100 mijë janë fëmijë.

Rusia njoftoi se forcat e saj dhe të regjimit më 20 tetor prej orës 07.00 deri në 15.00 do të vendosin një "armëpushim humanitar" për evakuimin e civilëve në Halep dhe që grupet e armatosura të braktisin qytetin drejt Idlibit.



Lajme të ngjashme