Liderët e Francës, Rusisë, Gjermanisë dhe Ukrainës biseduan rreth krizës në Donbas

Takimi i udhëheqësve të katër vendeve u mbajt në selinë e qeverisë gjermane në Berlin.

593423
Liderët e Francës, Rusisë, Gjermanisë dhe Ukrainës biseduan rreth krizës në Donbas

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez, Francois Hollande, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko u takuan në Berlin për të diskutuar rreth krizës në lindje të Ukrainës.

Takimi i udhëheqësve të katër vendeve u mbajt në selinë e qeverisë gjermane në Berlin në periudhën kur shihet një trend i intensifikimit të konfliktit midis forcave ukrainase dhe separatistëve në rajonin Donbas të Ukrainës. 

Pjesëmarrësit e takimit pas mbërritjes në Berlin, nuk dhanë deklarata për mediat, ndërsa kancelarja gjermane Merkel më herët pati deklaruar se nuk duhet të "priten mrekulli" nga takimi, por e rëndësishme është që të diskutohet. 

Merkel shprehu shpresën se të gjitha palët do të bëjnë përpjekje të mëtejshme për implementimin e plotë të marrëveshjes së paqes në Minsk.



Lajme të ngjashme