Gjermani – Një “qytetar i Rajhut” plagos katër policë

Katër policë u plagosën, disa në gjendje të rëndë, të mërkurën në jug të Gjermanisë nga një anëtar i “Qytetarëve të Rajhut”, një lëvizje antirepublikane e lidhur me ekstremin e djathtë, i cili ka hapur zjarr gjatë një kontrolli, sipas policisë...

593078
Gjermani – Një “qytetar i Rajhut” plagos katër policë

Katër policë u plagosën, disa në gjendje të rëndë, të mërkurën në jug të Gjermanisë nga një anëtar i “Qytetarëve të Rajhut”, një lëvizje antirepublikane e lidhur me ekstremin e djathtë, i cili ka hapur zjarr gjatë një kontrolli, sipas policisë.

“I dyshuari, një 49-vjeçar, u arrestua pasi ishte plagosur lehtë gjatë shkëmbimit të zjarrit, që ndodhi në Georgensmund të Bavarisë”, theksoi në një komunikatë policia lokale.

“Forcat e sigurisë kanë shkuar në shtëpinë e tij për të ushtruar kontroll pas informacioneve se aty fshiheshin armë”, sipas të njëjtit burim.

Në muajin korrik, Ministria e Brendshme paralajmëroi kundër shqetësimit potencial në rritje të kësaj lëvizjeje nostalgjike për Perandorinë Gjermane, që pretendon kufijtë e vitit 1937 dhe refuzon të paguajë taksat dhe të njohë ligjet e republikës federale.



Lajme të ngjashme