Operacioni i Mosullit – Çlirohet një territor 352 km2 në jug të qytetit

Në ditën e tretë të ofensivës që vazhdon për çlirimin e qytetit Mosull të Irakut nga organizata terroriste DAESH është spastruar nga elementët e kësaj organizate një territor në jug të qytetit me sipërfaqe 352 kilometra katrorë.

Operacioni i Mosullit – Çlirohet një territor 352 km2 në jug të qytetit

Objektivi i radhës i ushtrisë irakiane është çlirimi i qytetit Telafer, i cili gjendet 55 km në perëndim të Mosullit dhe është i banuar kryesisht nga turkmenët.

Në një komunikatë të publikuar në faqen e internetit të grupit shiit “Hashdi Shabi”, të cilët mbështesin ushtarët irakianë në këtë operacion, thuhet se milicët shitë do të jenë një ndër forcat e armatosura që do të hyjnë (si çlirues) në qendër të Teleaferit dhe Mosullit.

Edhe komandanti nr.2 i milicëve të “Hashdi Shabit”, Ebu Mehdi al-Muhandis thotë se në Telafer do të luftojnë kundër DAESH-it.

Ndërsa Komandanti i forcave të armatosura kurde, “Peshmergët”, Shirvan Barzani tha në një prononcim se brenda dy javëve do ti afrohen qendrës së Mosullit dhe për rreth 2 muaj mund ta çlirojnë qytetin nga DAESH-i.

Në bazë të marrëveshjes së arritur me qeverinë e Bagdadit Peshmergët nuk do të hyjnë në qendër të Mosullit, luftimet nëpër rrugë do ti kryejnë ushtria, policia e Irakut dhe forcat milicë suni, shtoi ai.

Ndërkaq është zbuluar taktika sekrete që do të ndjekë në Mosull DAESH-i, e cila forcat pjesëmarrëse në operacion i sulmon me autobomba.

Organizata terroriste DAESH vazhdon të hapë tunele në Mosull për ti bërë ballë mundësisë së përparimit deri në qendër të qytetit të operacionit që koalicioni ndërkombëtar ndjek bashkë me ushtrinë irakiane dhe në mundësisë së hyrjes së këtyre forcave nga pika të ndryshme në qytet.

Plani i DAESH-it është që furnizimin me armë dhe municione ta kryejë përmes këtyre tuneleve dhe në pikat që do të humbasë do të vendosë me tonelata eksplozivë, të cilët do ti shpërthejë dhe do t’u shkaktojë humbje të mëdha ushtrisë së Irakut dhe trupave të koalicionit ndërkombëtar.

Më herët në zonën Shengal të Irakut ishte gjetur një rrjet i thellë tunelesh, të cilin DAESH-i e kishte ndërtuar për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.

Ndërkohë mësohet se organizata terroriste DAESH mund të përdorë civilet e Mosullit si mburojë e gjallë për të mbajtur qytetin.

Pretendohet se lideri i organizatës, Bagdadi bashkë me mijëra terroristë të armatosur gjenden në Mosull dhe vazhdojnë përgatitjet për të luftuar kundër koalicionit.

Ndërsa një pretendim tjetër në lidhje me Bagdadin është se ai është larguar nga qyteti para fillimit të operacionit.

Për arsye se forcat e koalicionit janë ende 20 deri në 50 km larg nga qyteti, rreth 100 familje nga zona jugore dhe lindore të qytetit, e cila është e hapur ndaj sulmeve, janë shpërngulur për në qendër të Mosullit.

Banorët e Mosullit i pret një e ardhme e frikshme dhe paditur.

Ka shqetësime se për shkak të luftimeve Mosulli mund të shndërrohet në gërmadhë dhe pastrimi i minave dhe bombave që ka vendosur DAESH-i mund të zgjasë me muaj, madje vite të tëra.

Supozohet se në Mosull gjenden 4 mijë e 500 deri në 5 mijë militantë të DAESH-it, nga të cilët 700 janë luftëtarë të huaj.

Më herët terroristët e DAESH-it me ushtrinë irakiane janë përballur në Felluxha, Ramadi dhe Tikritit dhe në çështjen e luftimit nëpër rrugë thuhet se kanë shumë përvojë. 

Me qëllim spastrimin nga organizata terroriste e DAESH-it të qytetit të Mosullit, qyteti i dytë më i madh i Irakut, më datën 17 tetor kishte filluar një ofensivë e madhe me pjesëmarrjen e njësive të ushtrisë irakiane, forcat Peshmerge dhe Muxhahitët (Mbrojtësit) e Ninova (Ninive, Nineve), shumica e të cilëve është trajnuar nga ushtari turk në Kampin Bashika.



Lajme të ngjashme