Ashton Carter të premten për vizitë në Turqi

Carter me zyrtarët turq do të bisedojë në lidhje me çështjet e sigurisë rajonale dhe zhvillimet në Irak dhe Siri.

Ashton Carter të premten për vizitë në Turqi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter do të vizitojë Turqinë ditën e premte për të biseduar në lidhje me çështjet rajonale të sigurisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) bëhet e ditur se Sekretari Ashton Carter mes datave 20-27 tetor do të vizitojë Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Francën dhe Belgjikën që janë partnerë të rëndësishëm në luftën kundër organizatës terroriste DAESH si dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s.

Carter, i cili do ta fillojë programin e vizitave nga Turqia, më 21 tetor ditën e premte do të takohet me zyrtarët turq.

Në deklaratën e bërë nga Pentagoni thuhet se gjatë takimit të Carterit në Turqi krahas çështjeve rajonale të sigurisë do të bisedohet edhe në lidhje me zhvillimet në Irak dhe Siri.



Lajme të ngjashme