VIDEO - Bien dëshmorë dy pjesëtarë të forcave opozitare në Siri

Në luftimet e djeshme të zhvilluara në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë rënë dëshmorë dy pjesëtarë të forcave opozitare, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.

Në luftimet e djeshme të zhvilluara në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të filluar më 24 gusht për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit e që kryesohet nga Turqia, kanë rënë dëshmorë dy pjesëtarë të forcave opozitare, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.

Prej fillimit të operacionit e këtej forcat opozitare arritën të vënë nën kontroll një sipërfaqe prej 1 mijë e 240 kilometrash katror duke përfshirë 150 vendbanime. Gjatë ditës së djeshme janë goditur 88 objektiva të DAESH-it me të cilat u bë një presion ndaj organizatës terroriste, ndërsa u mbështet edhe avancimi i Ushtrisë së Lirë Siriane.

Avionët luftarak të Forcave Ajrore të Turqisë në Mazraat Al Uyun, Ghuz, Shudud dhe Haxhi Kushah asgjësuan 2 pozita të mbrojtjes, një qendër komanduese dhe një depo municioni të DAESH-it.

Ndërkaq forcat e koalicionit neutralizuan 20 pjesëtarë të DAESH-it në 11 operacione ajrore të ndërmarra në Kar Kalbayn, Ghuz, Hassajik dhe Tiltanah dhe u shkatërruan 2 pozita të mbrojtjes e 3 makina.

Në zonat e spastruara nga DAESH-i ekipet e çminimit, të cilat japin përkrahjen e tyre forcave opozitare, deri më sot asgjësuan 31 mina dhe 1 mijë e 186 mjete shpërthyese artizanale ku shumica prej tyre ishin të kurthuara.

Lajme të ngjashme