Kinë - Evakuohet popullata e ishullit Hainan për shkak të tajfunit

Në ishullin Hainan, në jug të Kinës, janë marrë masat e sigurisë para tajfunit Sarika, i cili nesër mund të godasë zonën.

Kinë - Evakuohet popullata e ishullit Hainan për shkak të tajfunit

Qindra persona janë evakuuar, nga sonte do të anulohen linjat ajrore dhe linjat e trenit të shpejtë. Përpos kësaj deri të mërkurën është ndërprerë edhe mësimi.

Zyrtarët paralajmërojnë se ky tajfun mund të jetë më i fuqishmi dhe më shkatërruesi në vitet e fundit dhe do të jetë tajfuni i 21-të që do të godas zonën në fjalë këtë viti. 

Tajvani dhe Vietnami gjithashtu kanë ndërmarrë masat e nevojshme, kur është fjala për mbrojtjen nga tajfuni Sarika. Hainan në gusht u godit nga tajfuni Dianmu.


Fjalët Kyçe: evakuim , ishulli , Hainan , Kinë , tajfun

Lajme të ngjashme