Çurkin: Armëpushimi në Halep mund të jetë i përhershëm

Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara, ambasadori Vitaliy Çurkin tha se armëpushimi në qytetin e Halepit në Siri mund të jetë i vazhdueshëm në rast se grupet e opozitës së moderuar distancohen nga terroristët (al-Nusra).

Çurkin: Armëpushimi në Halep mund të jetë i përhershëm
Rusia dhe regjimi sirian shpallin një armëpushim 8-orësh në Halep
Rusia dhe regjimi sirian shpallin një armëpushim 8-orësh në Halep

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se armët në Halep më 20 tetor do të pushojnë për të lejuar evakuimin nga qyteti të civilëve dhe grupeve opozitare.

Rusia dhe regjimi i Esadit kanë shpallur një armëpushim 8-orësh në qytetin Halep të Sirisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se armët në Halep do të pushojnë për të lejuar civilët dhe grupet opozitare të largohen nga qyteti.

Për evakuimin e civileve dhe shpërndarjen e ndihmave do të hapen dy korridore.

Njoftohet se armëpushimi do të fillojë në orën 07.00 me orën lokale të datës 20 tetor dhe do të vazhdojë deri në orën 15.00.

Gjatë këtij orari njësitë ushtarake ruse dhe siriane nuk do të kryejnë sulme ajrore mbi qytet.

Ndërkaq Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara, ambasadori Vitaliy Çurkin tha se armëpushimi në qytetin e Halepit në Siri mund të jetë i vazhdueshëm në rast se grupet e opozitës së moderuar distancohen nga terroristët.

Në qoftë se grupet opozitare largohen nga Fronti al-Nusra ky do të jetë një armëpushim i vazhdueshëm”, tha Çurkin para gazetarëve, duke shtuar se “kemi parë edhe atë që al-Nusra përdoret menjëherë për të krijuar grupe të ndryshme dhe siguruar armë me qëllim vazhdimin e një regjimi armëpushimi dhe gjendjeje lufte në çdo vend”.

“Në rast se ndarja e grupeve opozitare nga terroristët do të ketë sukses, atëherë ne i ofrojmë al-Nusrës dy alternativa: ose do të braktisin qytetin (një propozim të tillë e ka sjellë më herët edhe Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura), gjë që al-Nusra nuk e ka pranuar ende këtë, ose do të shkatërrohen”, nënvizoi Çurkin.

Nga ana tjetër numri i civilëve të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në sulmet e avionëve rusë po i afrohet 50-ve.



Lajme të ngjashme