SHBA-ja diskuton sanksione shtesë kundër Rusisë; Putin i quan të kota

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi të hënën se mund të zbatojnë sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të krizës në Siri; ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk do t'ia arrijnë kurrë qëllimit të tyre...

SHBA-ja diskuton sanksione shtesë kundër Rusisë; Putin i quan të kota

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi të hënën se mund të zbatojnë sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të krizës në Siri.

“Po diskutojmë aplikimin e masave detyruese shtesë për shkak të ngjarjeve në Siri. Do të marrim një vendim brenda disa ditëve në kuadër të bisedimeve, që po realizojmë”, tha kreu i diplomacisë amerikane.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, nga ana e tij shprehu mbështetjen e Londrës për ashpërsimin e sanksioneve dhe rritjen e presionit kundër Rusisë.

“Moska ka filluar të ndjejë presionin. Vazhdimi i këtij presioni nga ana jonë është me rëndësi jetike”, theksoi Johnson pas mbledhjes shumëpalëshe mbi krizën siriane.

Ndërsa kreu i shtetit rus, Vladimir Putin, reagoi përmes një konference shtypi nga Kremlini duke thënë se masat detyruese ndaj Moskës janë të dëmshme.

Por ç’është më e rëndësishmja – shtoi ai – vendet sanksionuese nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre.

“Pavarësisht se ku i bazojnë sanksionet kundër Rusisë, qoftë tek Ukraina, qoftë te Siria apo dhe gjetkë, hartuesit dhe propozuesit e kësaj politike nuk do të arrijnë kurrë të zgjidhin problemet kritike. Në këtë situatë, problemin në juglindje të Ukrainës s’do të mund ta zgjidhin me sanksione. Qëllimi i tyre është të kufizojnë Rusinë. Po të mos ishte Ukraina, atëherë do të gjenin një shkak tjetër. Të tjerët shqetësohen nga ajo që Rusia është një aktore e fuqishme dhe e gatshme për të punuar me të gjithë partnerët e saj në arenën ndërkombëtare. Për të bashkëpunuar në arenën ndërkombëtare duhet gjetur një rrugë e mesme, një emërues i përbashkët. Kjo nënkupton se askush nuk do që të gjejë rrugën e mesme, sepse u duket më e lehtë të ushtrojnë diktaturë. Partnerët tanë amerikanë përdorin këtë stil që prej 15-20 vitesh. Synimi i këtyre masave detyruese nuk është të zgjidhin një diçka, përkundrazi, të kufizojnë fuqizimin e Rusisë. Por këtyre qëllimeve të tyre nuk do t’ua arrijnë dot as me kësisoj instrumentesh”, theksoi Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin.



Lajme të ngjashme