Riadi i shqetësuar për gjakderdhje të mundshme të milicisë shiite në Mosul

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, shprehu të hënën shqetësimin e vendit të tij për gjakderdhje të mundshme në rast se milicët shiitë hyjnë në Mosul...

Riadi i shqetësuar për gjakderdhje të mundshme të milicisë shiite në Mosul

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, shprehu të hënën shqetësimin e vendit të tij për gjakderdhje të mundshme në rast se milicët shiitë hyjnë në Mosul.

I pyetur për operacionin në qytetin irakian të Mosulit, ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir ka thënë se DAESH-i do të humbiste luftën.

Por – shtoi ai – jam i shqetësuar se milicët e tjerë ekstremistë mund të hyjnë në Mosul dhe të angazhohen në gjakderdhje.

Operacioni për të përzënë DAESH-in nga qyteti verior i Mosulit, bastioni i fundit i madh i kësaj organizate terroriste në Irak, nisi orët e para të së hënës.

Krahas ushtrisë irakiane, në këtë operacion marrin pjesë gjithashtu forcat peshmerge dhe Gardistët e Nineves, shumica e të cilëve janë trajnuar nga kontingjenti ushtarak turk në Kampin Bashika.

Ndërsa forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it ofrojnë mbështetje ajrore për operacionin për çlirimin e Mosulit.

Sakaq, ministri Al-Jubeir bëri me dije se Arabia Saudite është e gatshme të bjerë dakord për një armëpushim në Jemen.



Lajme të ngjashme