Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Egjipti hap për dy ditë portën kufitare Refah

Egjipti ka vendosur të hapë për një periudhë dy ditore pikën kufitare Refah që lidh këtë vend me Gazën dhe që është e vetmja pikë lidhëse e saj me botën pas vendosjes së bllokadës nga Izraeli.

Egjipti hap për dy ditë portën kufitare Refah

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli Egjipti ka vendosur të hapë për një periudhë dy ditore pikën kufitare Refah që lidh këtë vend me Gazën dhe që është e vetmja pikë lidhëse e saj me botën pas vendosjes së bllokadës nga Izraeli.

Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Doganave në Ministrinë e Brendshme, thuhet se "Egjipti ka vendosur hapjen e pikës kufitare Refah për dy ditë. Hapja e saj është bërë këtë mëngjes dhe kalimet do të lejohen nga të dyja anët."

Gjatë dy ditëve në këtë pikë kufitare thuhet se do të lejohen të kalojnë studentët, të sëmurët, personat që kanë leje qëndrimi në Egjipt si dhe ata të cilët kanë pasaportë të huaj.



Lajme të ngjashme