Lozana nesër mirëpret mbledhjen për zgjidhjen e krizës së Sirisë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova bëri të ditur se tema kryesore e mbledhjes së Sirisë që do të mbahet nesër (15 tetor) në Lozanë të Zvicrës do të jetë rivendosja e armëpushimit.

589488

Në fjalën e saj të mbajtur gjatë mbledhjes javore për shtyp Zaharova tha se planifikohet që në mbledhjen e Lozanës krahas Ministrit të Jashtëm të Rusisë dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Arabisë Saudite si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

“Me qëllim që formati i Lozanës të arrin sukses është e nevojshme që aktorët e mëdhenj të marrin përsipër disa përgjegjësi dhe të zhvillojnë punimet e nevojshme që forcat në terren ti përmbahen armëpushimit. Në rast se arrihet në sukses atëherë do të formohet parakushti për rifillimin e negociatave për zgjidhjen politike të krizës në Siri”, deklaroi Zaharova.

Maria Zaharova preku edhe në situatën në Halep ndërsa vijoi duke thënë se Rusia, regjimi i Esadit dhe Kombet e Bashkuara kanë filluar me shqyrtimin e mundësive për zgjidhjen e kësaj situate.

Lajme të ngjashme