Jemen – SHBA-ja realizon sulmin e parë ajror kundër rebelëve huthi

SHBA-ja  ndërmori sulmin e parë ajror kundër rebelëve shiitë huthi në Jemen, nën akuzë për shënjestrimin e një anijeje amerikane në Detin e Kuq, një informacion i përgënjeshtuar të enjten nga ana e rebelëve...

589135
Jemen – SHBA-ja realizon sulmin e parë ajror kundër rebelëve huthi

SHBA-ja  ndërmori sulmin e parë ajror kundër rebelëve shiitë huthi në Jemen, nën akuzë për shënjestrimin e një anijeje amerikane në Detin e Kuq, një informacion i përgënjeshtuar të enjten nga ana e rebelëve.

“Të autorizuara nga Presidenti Barack Obama, sulmet ajrore amerikane po kryhen me anë të raketave me rreze të gjatë veprimi ‘Tomahawk’, të lëshuara nga luftanija ‘USS Nitze’ duke patur si objektivë tri pika strategjike në bregdetin e Detit të Kuq”, bëri të ditur një zyrtar amerikan.

“Vlerësimet e para njoftojnë se këto zona janë shkatërruar”, pohoi Peter Cook, zëdhënës i Pentagonit.

“Huthitët përgënjeshtruan mëngjesin e të enjtes lajmin e publikuar një ditë parë për shënjestrimin e një anijeje amerikane. Informacionet amerikane janë të pabaza dhe rebelët nuk kanë asnjë lidhje me këtë veprim”, deklaroi ndërkohë një zyrtar ushtarak, përkatësia e të cilit nuk bëhet e ditur.



Lajme të ngjashme