Ish-Kryeministri i Portugalisë zgjidhet Sekretar i ri i OKB-së

Antonio Guterres në këtë post u zgjodh me vota unanime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ish-Kryeministri i Portugalisë zgjidhet Sekretar i ri i OKB-së

Ish-Kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres është zgjedhur si Sekretar i ri i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Guterres në këtë post u zgjodh me vota unanime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndërkaq mesazhi i parë i Guterresit i dhënë gjatë fjalimit të tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme ishte në lidhje me botën, e cila nuk tregon mjaftë interesim për refugjatët viktima të luftës.

“Do të luftojë kundër terrorizmit dhe populizmit, në qendër të punës time do të jetë dinjiteti njerëzor”, deklaroi Guterres.

Ndërkaq në lidhje me problemin e Sirisë, Antonio Guterres tha se “tani është koha për të luftuar për paqe”.

Duke nënvizuar se do të bëjë atë që është e mundshme për të sjellë paqe për popullin e Sirisë, Guterres gjithashtu tha se do të punoj për mbrojtjen dhe forcimin e grave.

Guterres, 67-vjeçar i lindur në Lisbonë, pas diplomimit në fakultetet e inxhinierisë dhe fizikës për 3 vjet punoi si akademik, ndërkaq në skenën politike hyri në vitin 1974.

Pas postit të Kryeministrit mes viteve 1995-2002, Guterres prej vitit 2005 e këtej ushtron detyrën e Komesarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë.

Antonio Guterres detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga Ban ki-Mun do ta marr në fillim të vitit të ardhshëm.

Edhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu i dërgoi një mesazh urimi Guterres-it.

Duke shprehur kënaqësinë e tij nga zgjedhja e Guterresit për sekretar të përgjithshëm, Mevlut Çavusoglu tha se “jam i gatshëm për të dhënë tërë përkrahjen e nevojshme sekretarit të përgjithshëm gjatë detyrës së tij”.



Lajme të ngjashme