Felahetpishe: Nga Iraku duhet të kërkohet dëmshpërblim

Deputeti Felahetpishe deklaroi se “Çështja e kërkimit të dëmshpërblimit nga Iraku nuk është një çështje që duhet anashkaluar”.

Felahetpishe: Nga Iraku duhet të kërkohet dëmshpërblim

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Politika të Jashtme dhe Sigurinë Kombëtare të Parlamentit të Iranit, Hashmetullah Felahetpishe pretendoi se nga udhëheqja e Bagdadit duhet të kërkohet dëmshpërblim për rolin e tij gjatë luftës irano-irakiane ku humbën jetët me qindra mijëra njerëz.

Deputeti Felahetpishe në një reportazh të dhënë për gazetën kombëtare iraniane “Republika”, ka thënë se “Çështja e kërkimit të dëmshpërblimit nga Iraku nuk është një çështje që duhet anashkaluar”.

Felahetpishe deklaroi se Sekretari i atëhershëm i OKB-së, Javier Perez de Cuellar kishte përcaktuar se shuma e dëmshpërblimit do të jetë 96 miliardë dollarë dhe se kjo është vërtetuar edhe me rezolutën nr. 598 të KS të OKB-së, ndërsa mbrojti qëndrimin se kjo shumë duhet përditësuar dhe duhet paguar.

“Krahas humbjeve të jetëve, Iraku shkatërroi edhe infrastrukturën e qyteteve të zonave kufitare. Ai që heq dorë nga e drejta e Iranit për dëmshpërblim do të japë llogari para popullit. Në Iran askush nuk hoqi dorë nga dëmshpërblimi”, deklaroi Felahetpishe.

Deputeti iranian rikujtoi se Gjermania pagoi dëmshpërblim vendeve tjera të Evropës për shkak të rolit të saj në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa shtoi se mekanizmi i njëjtë mund të përdoret edhe për Irakun.

Në luftën irano-irakiane që u zhvillua mes viteve 1980-1988 kanë humbur jetën me qindra mijëra persona në të dyja anët.



Lajme të ngjashme